Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua marrëdhënia Kiara-Luiz në shtëpinë e Big Brother Vip Albania.
Olsi Abazi ishte i ftuar në studio dhe tha se dyshon në vërtetësinë e kësaj marrëdhënie.
Për Gloria Meshin dhe Ritavna Fetahun, Kiara është një trofe në sytë e Luizit që i jep adrenalinë sa herë që e refuzon.
Klaudia Hila vlerësoi Luizin si lojëtar dhe sipas saj ai edhe mund të luajë dhe dashurojë njëkohësisht.
Publicisti Arjan Ramaj beson te marrëdhënia e tyre. Ai e krahasoi Kiarën me një grua të matur dhe Luizin me një fëmijë që s’ do të rritet.
Ndërsa për shkrimtarin Albataros Rexhaj, Luizi ka rënë në dashuri, por Kiara është pak e “athët”. “E dha që e dha puthjen ta çojë deri në fund”, tha në një moment ai, duke shtuar më tej që pse jo, le të bëjnë edhe dashuri.
Top Channel