Emigrimi i paligjshëm në Angli, Ambasadori britanik paralajmëron valë të dytë sanksionesh ndaj shqiptarëve

09/02/2023 12:43

Ambasadori i Britanisë në Shqipëri Alastair King-Smith paralajmëroi një valë të dytë sanksionesh ndaj shqiptarëve të cilët zgjedhin të emigrojnë në mënyrë të jashtëligjshme.

Smith tha se qeveria britanike do të respektojë marrëveshjen e korrikut me qeverinë shqiptare në kuadër të së cilës Shqipëria është vend i sigurt dhe si i tillë çdo emigrant i paligjshëm do të kthehet pas.

Në Korrik shpallëm valën e parë të sanksioneve  kundër disa qytetarëve shqiptarë dhe mund t’ju bëj me dije se aksione të tilla do të vijojnë gjatë këtij viti.   Detyra jonë është të zbatojmë marrëveshjen e përbashkët mes dy vendeve dhe aty Shqipëria cilësohet vend i sigurt dhe qytetarët e saj mund të lëvizin vetëm në mënyrë të ligjshme dhe për çdo emigrim të paligjshëm përgjigja do të jetë kthimi pas.“- u shpreh ambasadori Smith.

Por edhe një herë ambasadori britanik forcoi qëndrimin e qeverisë së tij duke theksuar se shqiptarët janë masivisht të përfshirë në aktivitete kriminale. Sipas tij kombësia e dytë që popullon burgjet britanike pas vendasve janë pikërisht shqiptarët.

Dhe është e faktuar që përsa i përket kriminalitetit, drogës dhe krimeve, në burgjet britanike kombësia e dytë që popullon burgjet, pas asaj britanike janë shqiptarët, rreth 1500 shqiptarë.   Ne nuk diskriminojmë apo veçojmë shqiptarët, por ky është realitetit. Shqiptarët emigrojnë në mënyrë të jashtëligjshme dhe janë të përfshirë në aktivitete kriminale“- shtoi diplomati.

Gjatë një deklarate për mediat bërë nga Elbasani, ambasadori britanik u ndal edhe tek çështjet zgjedhore duke vënë në dukje qëndrimin britanik për kandidatë vendorë të pastër, të papërfshirë në korrupsion e krim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA