Bllokuan djalin e Bidenit, ish drejtues të Twitterit “mea culpa” dalin para Kongresit

09/02/2023 13:05

Bllokimi i postimeve te lidhura një kompjuter që thuhet se i përkiste djalit të Presidentit Joe Biden, Hunter, i ka nxjerrë ish drejtuesit e Twitterit përpara një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve të udhëhequr nga republikanët në Kongresin amerikan.

Në seancën e ndezur me deklarata e replika, republikanët dolën me pretendimin se Tëitter bashkëpunoi me zyrtarë qeveritarë dhe mediat për të mos lejuar postimin e një artikulli të New York Post-it mbi përmbajtjen e kompjuterin, dy javë përpara fitores së Biden në zgjedhjet e vitit 2020 ndaj ish-presidentit republikan Donald Trump.

Tre ish-drejtues të Tëitterit, thanë në dëshminë e tyre se ata gabimisht kishin menduar se artikulli përmbante materiale të hakeruara, por shtuan se anuluan vendimin e tyre për të kufizuar qarkullimin e tij në platformën e mediave sociale brenda 24 orëve dhe insistuan se në këtë vendim, nuk qenë përfshirë zyrtarë të qeverisë.

Vetëm një ditë më parë, gjatë fjalimit në Kongres Presidenti Biden ofroi të bashkëpunonte me republikanët në disa prej problemeve më të rëndësishme në vend. Seanca dëgjimore shënon procedurat e para publike të një hetimi mbi marrëdhëniet e biznesit të familjes Biden. Kryetari i komisionit, James Comer, e ka akuzuar Hunter Biden për shfrytëzimin e ndikimit politik të babait të tij për përfitime biznesi.

Top Channel