Ambasadorja amerikane Yuri Kim, teksa ka folur ditën e sotme në konferencën për sfidat e sigurisë kibernetike, ka vënë theksin tek ndihma që Amerika i ka ofruar qeverisë shqiptare gjatë sulmit të Iranit.
Zyrtarja e lartë amerikane tha se është ofruar 50 mln dollarë mbështetje për vendin tonë dhe se SHBA-ja do të punojë përkrah Shqipërisë kundër sulmeve kibernetike.
“SHBA kanë punuar përkrah Shqipërisë së bashku me aleatët tanë duke reaguar ndaj Iranit. Është e qartë që Shqipëria dhe SHBA duhet të identifikojnë mbrojtjen e përbashkët. Janë plot 50 milionë dollarë në mbështetje të mbrojtjes ndaj sulmeve kibernetike për Shqipërinë. Ky është vetëm fillimi i asistencës dhe nuk është plotësia e saj. Që në 2017-ën kemi nisur ndihmën me sektorin e energjisë. Po punojmë edhe me sektorin privat. Ne s’mund të bëjmë mbrojtjen tuaj, por jemi pranë jush për t’ju ndihmuar”, u shpreh ndër të tjera ambasadorja amerikane në Tiranë”, tha ajo.
Top Channel