04/11 22:57
Një foshnjë 15 muajshe është nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese në lagjen Menderes, e cila u shkatërrua pas tërmeteve në Kahramanmaraş.
Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 me epiqendër në rrethet Pazarcık dhe Elbistan të Kahramanmaraş shkaktuan shkatërrime masive të ndërtesave.
Pasi dëgjuan të qarat në rrënojat e ndërtesës 10-katëshe në Köker Sitesi, ekipet arritën tek foshnja.
Foshnja, e cila u nxor nga rrënojat dhe iu dha ndihma e parë, u dërgua në spital me ambulancë.
Nga informacionet se nën rrënoja ndodhet edhe nëna e foshnjës, Meryem, ekipet po vijojnë punën që ta nxjerrin.
Top Channel