Gruaja më e gjatë në botë duhet të shtrihet në gjashtë sedilje avioni pasi nuk qëndron dot ulur (fotot)

07/02/2023 17:09

Ajo që njihet në media si gruaja më e gjatë në botë me mbi 2.15 m gjatësi, shpjegon së fundmi se kur udhëton me avion duhet të shtrihet duke zënë gjashtë sedilje të tij pasi ndryshe nuk mund të fluturojë.

Rumeysa Gelgi mban rekordin botëror Guinness për titullin e saj, teksa 26 vjeçarja vuan nga një gjendje e rrallë që prek vetëm 150 njerëz në botë, në të cilën kockat rriten shumë më shpejt sesa mesatarja e njerëzve.

Prandaj Rumeisa nga Turqia nuk mund të udhëtojë në një makinë me përmasa normale, pasi shpesh përplaset me kornizat e dyerve dhe me tavanët, ndërsa fustanet e grave i vesh vetwm si bluza.

Ajo gjithashtu duhet të fluturojë e shtrirë prandaj duhet të rezervojë disa sedilje, në të cilat të përshtatet një krevat ku ajo të qëndrojë.

Madje deri vitin e kaluar, Rumeysa nuk kishte fluturuar kurrë prej gjatësisë së saj, derisa linjat vendase Turkish Air u bënë të parat që pranuan rezervimin e saj duke lejuar dhe barrelën ku ajo të qëndrojë gjatë fluturimit komercial.

“Të gjithë ishin shumë të sjellshëm,” tha gruaja e gjatë për rrjetin 7News.

“Disa më shikonin me habi por shumë të tjerë vinin për të më pyetur nëse isha mirë dhe më pëlqeu fluturimi”.

“Gjithmonë kisha dashur të shkoj në Amerikë, për të punuar me faqet e internetit, por deri në Kaliforni ishte një fluturim 14-orësh,” tha ajo.

Rumeysa është diagnostikuar me gjendjen e saj që kur ishte disa muajshe dhe prej atëherë përdor karrike e krevatë të veçantë, madje edhe tavolina.

Rumeysa ka krijuar gjithashtu gjendjen e skoliozës prej presionit në shtyllën e saj kurrizore dhe kjo ka bërë që të shkojë shpesh në spital dhe të marrë mësimet e shkollës në shtëpi.

Vajza tashmë shpërndan historinë e saj në rrjetet sociale, duke thënë se shpreson që më shumë njerëz të ndërgjegjësohen për gjendje të ngjashme.

FOTO GALERI
2/4
Ajo gjithashtu duhet të fluturojë e shtrirë prandaj duhet të rezervojë disa sedilje, në të cilat të përshtatet një krevat

Top Channel