Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Çorovodë, ku ka humbur jetën një 66-vjeçar si pasojë e zjarrit në banesën e tij.
Ende nuk dihen shkaqet e rrethanat sesi mori flakë banesa e Ikmet Shkembi, 66 vjeç, duke shkaktuar vdekjen e këtij të fundit nga asfiksimi.
Fillimisht u veprua me anën e fikseve të zjarrit, por flakët kishin marrë përmasa të mëdha për shkak të orendive të vjetra dhe dyshekut të pambukut që ndodheshin në kuzhinë.
Trupi i pajetë i Ikmet Shkembi u gjet në kuzhinë, i cili banonte i vetëm. Së bashku me persona të afërt të familjarit u bë nxjerrja e të ndjerit dhe transportimi i tij për në morgun e qytetit.
“Gjatë natës, në lagjen “Çlirim”, Çorovodë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I.Sh., 66 vjeç. Si pasojë e flakëve dhe asfiksimit ka ndërruar jetë shtetasi I.Sh. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”– njofton policia e Skraparit.
Top Channel