Balona spiune kineze/ Marina amerikane publikon foto të mbetjeve në oqean

07/02/2023 21:17

Marina amerikane ka publikuar fotot e balonës së dyshuar kineze të vëzhgimit që u qëllua të shtunën.

Komanda e Forcave të Flotës Amerikane postoi disa foto në faqen e saj në Facebook, duke treguar mbetjet të mëdha të balonës duke u tërhequr në një varkë në Oqeanin Atlantik.

Postimi thoshte se marinarët që morën mbetjet të dielën ishin pjesë e ekipit të specialistëve të eksplozivëve të Marinës.

Pajisja tani do të ekzaminohet për të parë nëse ishte vërtet pajisje spiunazhi.

Zyrtarët amerikanë e kanë përshkruar balonën si rreth 60 metra të gjatë.

Zbulimi i balonës shkaktoi një krizë diplomatike, me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken që anuloi menjëherë një udhëtim në fundjavë në Kinë – takimi i parë i nivelit të lartë SHBA-Kinë në vite – për “aktin e papërgjegjshëm”.

Balona u mor në brigjet e Myrtle Beach, Karolina e Jugut, një ditë pasi u rrëzua nga një avion luftarak.

Ekspertët thonë se rrënojat e balonës mund t’i ofrojnë SHBA-ve një informacion të vlefshëm në teknologjinë dhe teknikat e vëzhgimit ajror kinez, duke i lejuar ata të kuptojnë më mirë se çfarë ishte në gjendje të bënte balona dhe si transmetonte informacionin.

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes së pari njoftuan se po gjurmonin objektin e çuditshëm të enjten dhe pritën derisa të ishte i sigurt mbi ujë përpara se ta rrëzonin.

Pamjet në rrjetet televizive amerikane treguan se balona ra në det pas një shpërthimi të vogël.

Të premten, Pentagoni tha se një tullumbace e dytë spiune kineze ishte vërejtur – këtë herë mbi Amerikën Latine me pamje të raportuara mbi Kosta Rika dhe Venezuelë.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA