Tragjedia e ndodhur në Turqi ditën e sotme ku humbën jetën qindra persona, nuk ka përfunduar vetëm me tërmetin. Qytetarët e Turqisë përveç tmerrit të përjetuar nga tërmeti po përjetojnë edhe temperaturat ekstreme.
Temperaturat pak mbi pikën e ngrirjes po ndodhin në provincën Gaziantep të Turqisë, me reshje shiu dhe bore që parashikohen të hënën dhe të martën.
Dhe moti do të bëhet më i ftohtë. Temperaturat do të bien nën zero deri të martën, me uljen në Gaziantep në -6 gradë Celsius.
Reshjet e borës do të jenë më të përhapura gjatë ditës së hënë dhe do të zgjasin deri të martën. Bora do të jetë më e madhe në lartësitë më të larta, por mund të bjerë deri në kufirin me Sirinë.
Pavarësisht kushteve, zyrtarët u kanë kërkuar banorëve që të lënë ndërtesat e tyre të sigurta, pasi priten pasgoditje të tjera pas tërmetit të së hënës 7.8.
Top Channel