Tërmeti në Siri, mbi 300 ushtarë rusë po ndihmojnë për operacionin e shpëtim-kërkimit

06/02/2023 20:23

Dhjetë njësi të ushtrisë ruse me një total prej më shumë se 300 ushtarë janë duke ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit në Siri pas tërmeteve shkatërruese dhe pas-goditjeve në vend, tha ministria ruse e mbrojtjes në një deklaratë të hënën.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu “udhëzoi komandantin e forcave ruse në Siri për të ofruar ndihmë”, thuhet në deklaratë.

Ministria tha se ushtarët rusë po ndihmojnë kryesisht në qytetet Alepo, Hama dhe Latakia.

Ushtarët janë duke pastruar mbeturinat, duke kërkuar për viktima dhe duke u ofruar atyre ndihmë mjekësore.

Më herët të hënën, presidenti rus Vladimir Putin premtoi ndihmë për Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit vdekjeprurës.

LEXO EDHE:Dhjetëra tërmete të fuqishme godasin Turqinë dhe Sirinë/ Mbi 2500 viktima, moti vështirëson punën e ekipeve të shpëtimit

Top Channel