Gjithçka nisi pas vdekjes së Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 11:40
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po zhvillon paraditen e sotme një takim me ambasadorët e QUINT, para se të kryejë takimin e tij me të dërguarin e posaçëm të BE-së për marrëdhëniet Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.
Burime bëjnë me dije se Kurti mund të flasë gjatë takimit të tyre për asosacionin dhe dialogun.
Në takimin që do të mbahet pas pak të pranishëm janë ambasadorët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Greqisë, Suedisë dhe Kroacisë.
Top Channel