Organi i akuzës ka kryer hetime në lidhje me burimin e shumave të deklaruara nga personi nën hetim Alda Klosi, referuar faktit se ajo ka qenë subjekt i deklarimit të pasurive, duke qenë me detyrën e këshilltarit të Ministrit të Shtetit për Rindërtimin në vitin 2020 dhe drejtor i kabinetit të ministrit të Shtetit për Rindërtimit dhe programin e reformave në vitin 2021.

Kjo është një nga frazat e shkëputura nga fashikulli në adresë rë ish drejtoreshës së koncenesioneve në kohën kur ministrinë për të cilën prokurori flet e drejtonte Arben Ahmetaj.

Ish ministri përmendet nga pastruesja Rozeta Dobi si personi që kishte marrëdhënie personale me të dyshuarën Alda Klosi. Kjo e fundit nën hetim për pastrim parash, fshehje pasurie dhe deklaratë të rremë para policisë.

41 vjeçarja është vënë në pozitë të vështirë prej të premtes , ditën kur e arrestuara Dobi tregoi se ish zyrtarja i kërkoi ti ruante paratë. Por ish drejtoresha e koncensioneve e kishte vënë në lëvizje policinë duke e kallëzuar pastruesen se i kishte vjedhur 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë,  për të cilat pretendoi se i përkisnin xhaxhait që ja kishte besuar për kompletim shtëpie dhe për çdo nevojë tjetër shëndetësore.

Pikëpyetjen e parë në këtë hetim e vendosi vëllai i ish drejtoreshës , i cili tha se paratë i kishte marrë hua tek një mik biznesmen dhe se i duheshin për të kuruar xhaxhanë e ndjerë.

Ky mos akordim deklaratash midis Alda Klosit dhe vëllait të saj Leonard Ciko vlerësohen si dëshmi e rremë në polici e 41 vjeçares.

Por fjalët që e fundosin ish drejtoreshën Klosi janë ato të pastrueses e cila pranon se kishte shikuar para ngado në shtëpitë e shefes dhe se kur i largoi prej andej nuk i kishte numëruar.

Por akuza më e rëndë është ajo e pastrimit të parave , për të cilën akuza duhet të provojë se paratë e kujt po pastronte ish drejtoresha

Ish zyrtarja nuk do dalë në dhomën penale , por gjyqtari do shkojë në spital ku dhe do të dëgjojë palët

Procesi do të zhvillohet në orën 10.30 në dhomën e spitalit ku Klosi po mbahet në kujdes shëndetësor për shkak të problemeve me tensionin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA