Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka dalë edhe një herë e diskriminuar nga mbrëmja më e madhe vjetore e ndarjes së çmimeve të muzikës Grammy Awards 2023.
Kjo pasi ajo nuk arriti të fitonte çmimin e vetëm për të cilin kishte arritur të nominohej këtë vit.
Bebe ishte nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për bashkëpunimin e saj shumë të suksesshëm “I’m Good (Blue)” me David Guetta-n. Në nominim ishin edhe këngët “Rosewood” nga Bonobo, “Don’t Forget My Love” nga Diplo dhe Miguel, “Intimidated” nga Kaytranada dhe HER, “On My Knees” nga Rufus du sol, dhe “Break my soul” nga Beyonce, ku kjo e fundit u shpall fituese.
Kjo ka bërë që fansat e Bebe-s të mbeten të zhgënjyer pasi kënga “I’m Good (Blue)” ishte njëra ndër pretendentet më të forta për ta fituar këtë çmim sivjet. Kënga “I’m Good (Blue)” ka mbi 110 milionë klikime në YouTube, teksa “Break My Soul” vetëm 36 milionë. “I’m Good (Blue)” gjithashtu ka arritur rekord në Spotify me mbi 666 milionë dëgjime.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është duke shijuar një sukses të paparë me këngën “I’m Good (Blue)”. Artistja dhe DJ David Guetta e publikuan këtë bashkëpunim në gusht të vitit 2022 dhe që atëherë, kënga ka vazhduar të jetë e dëgjuar në të gjithë botën. “I’m Good (Blue)” ka arritur të renditet e para në top-listën e këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar.
Këtë ata e bënë të ditur përmes një postimi të përbashkët në Twitter ku falënderonin njëri-tjetrin për bashkëpunimin e suksesshëm. Duke arritur shifrën e një miliard dëgjimeve në mbarë platformat e transmetimit të muzikës, bashkëpunimi i dyshes është certifikuar me pllakatën ‘US Platinum’, e cila iu jepet këngëve të suksesshme që e tejkalojnë këtë shifër klikimesh.
Top Channel