Rënia e menjëhershëm e temperaturave dhe në disa gradë minus mund të shkaktoje probleme serioze në organizëm, duke shkaktuar edhe fatalitete te të moshuarit apo të sëmurët kronikë.

Por kujdes ndaj të ftohtit duhet të tregojnë të gjithë, shpjegon Skënder Brataj, i cili sugjeron që të bëjmë kujdes me ekspozimin në të ftohtë mënyrën e të veshurit, por dhe të ushqyerit.

“Luhatje tensioni, organizmi mundohet të bëjë termorregullim të temperaturës, por diku mund të cedoje duke çuar në gjendje të fikti”, tregon Brataj.

Te të moshuarit, termorregulimi i temperaturës është shumë më i ngadaltë ndaj tensioni i lartë tek ata, mund të çojë në hemorragji të trurit.

“I kanë sensorët më të dobët dhe mezi rregullojnë temperaturën e trupit”.

Brataj sugjeron të mos dilet menjëherë nga i ngrohti në të ftohtë dhe të mos ekspozohemi për kohë të gjatë në tempratura të ftohta. Po kështu, temratura në ambientet e brendshme të jenë 19-20 gradë dhe jo më shumë.

I ftohti i këtyre ditëve pritet të rrisë numrin e pacientëve të prekur nga viruset e gripit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA