23/12 14:30
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar Arbi dhe Laura, çifti i parë i këtij sezoni televiziv të “Përputhen”.
Ata treguan se mes tyre kishte një kimi që me shikim të parë dhe janë të lumtur që luftuan për njëri-tjetrin.
Si Laura ashtu edhe Arbi shprehën dëshirën për të vazhduar edhe më shumë njohjen jashtë, edhe pse fillimisht do të jetë e vështirë për shkak të distancës.
Për fat të keq, as për Shën Valentin s’ do të jenë bashkë për çështje dokumentash në Itali.
Megjithatë kjo s’ e ndaloi çiftin që të shijojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit dhe intervista u mbyll me një puthje.
Kuptohet, jo aq e gjatë sa në studion e “Përputhen”…
Top Channel