Epiqendra e tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes ishte afër qytetit të Gaziantep, ndërsa qytetarët në të gjithë Turqinë, Sirinë, Libanin, Qipron dhe Izraelin ndjenë lëvizjen e tokës nga tërmeti me magnitudë 7.8 ballë.
Qyteti i madh turk Gaziantep ka numrin më të lartë të vdekjeve deri më tani, me 80.
Gaziantep ndodhet rreth 90 km nga kufiri sirian dhe i njohur historikisht si Antep. Disa tërmete të tjera goditën qytetin pas tërmetit të fuqishëm 7.8 ballë, duke përfshirë një me magnitudë 6.4 dhe një tjetër me magnitudë 6.5.
Shtatëdhjetë vdekje janë raportuar në Kahramanmaras, me numrin e dytë më të lartë të vdekjeve.
Zv.presidenti i Turqisë, Fuat Oktay tha më herët gjatë ditës se 284 persona janë vrarë dhe 2,323 janë plagosur në 10 provinca deri më tani.
Top Channel