Në shtëpinë e “Big Brother” pas daljes së beftë të Efit, banorët kanë filluar të presin të papriturën.

Çfarë ka rezervuar “Vëllai i Madh” për ta dhe ush do të lërë shtëpinë të martën?- janë pyetjet që do marrin përgjigje nesër.

Tre banorë të rinj do t’i bashkohen shtëpisë më të madhe në Shqipëri, duke ndryshuar kështu dinamikat e lojës.

Të shtunën e kaluar Efi doli papritur pasi Dea Mishel, vendosi ta dërgojë në nominim bashkë me Luizin dhe Kiarën. Mes të treve, publiku zgjodhi çiftin, por dalja nuk u prit mirë nga Luizi.

Në nominim janë të gjithë banorët përveç Kristit, i cili i dërgoi ata në televotim pasi hapi kutinë e pandorës dhe në këmbim takoi të atin, Robert Aliajn.

Për këto dhe shumë të tjera, ndiqni spektaklin e madh, nesër në orën 21:00 në ekranin e Top Channel.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA