Stuhia “izolon” Greqinë! “Mbyllet” Athina, ndalohet qarkullimi në disa akse të vendit

05/02/2023 23:16

Stuhia e dëborës Barbara ka shkaktuar problemet e para në Greqi. Policia greke ka njoftuar se ka vënë në jetë planin e masave për përballimin e situatës emergjente të krijuar prej stuhisë e cila ka mbuluar pjesën më të madhe të territorit helen.

Sipas ministrisë së mbrojtjes civile dhe emergjencave,reshjet e dendura kanë paralizuar pothuaj tërësisht trafikun në periferinë  e Athinës,ndërsa që prej orës 18.00 sipas orës lokale,është urdhëruar ndalimi i qarkullimit në lagjet veriore të kryeqytetit të vendit.

Me vendim të prefektit të Athinës shkollat e zonave të prekura prej stuhisë së dëborës Barbara do të jenë mbyllur,ndërsa nëpërmjet  mesazheve të mbërritura ne numrin e emergjencave civile 112 janë njoftuar banorët e Atikës të mos dalin nga banesat e tyre gjatë orëve në vazhdim.

Ndërkohë për të shmangur problemet,autoritetet njoftuan se që prej mbrëmjes të së shtunës do të ndalohet qarkullimi i kamionëve të rëndë të aksin Athinë-Lamia, Athinë-Thiva si dhe në gjithë akset periferike të Atikës.

Të gjitha automjetet që do të qarkullojnë në këto zona duhet të kenë në mënyrë të detyrueshme zinxhirë  ose kuverta anti-dëborë  në automjetet e tyre,ndërsa banorët e zonave që do të preken janë njoftuar nëpërmjet numrit të emergjencave 112,të mos lëvizin nëse nuk do të kenë një arsye të rëndësishme që prej të shtunës 04 shkurt ,deri mbrëmjen e së hënës 06 shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA