Një ditë pas eliminimit nga Big Brother Vip, Efi është përplasur ashpër në studion e “Fan Club” me Gerta Gixharin, motrën e Oltës.
Gerta këshilloi Efin që të ishte më pozitive, ndërsa Efi tha se ajo atë energji e ka përcjellë tek te gjithë përveç “ushtarëve të Oltës”, ndërsa Gerta i tha Efit se ajo ishte ushtare e Luizit aty brenda.
Efi tha se vazhdon të ketë të njëjtin opinion se Olta është e lig dhe kjo u shoqërua me debat të fortë mes dy vajzave.
Gerta: Qetësohu brenda vetes bëhu me opinione pozitive, ndërto një paqe brenda vetes që ta përçosh edhe te njerzit
Efi: Duket që nuk e kam përçuar..
Gerta: Jo tek të gjithë, pate distancë nga të gjithë banorët në shtëpi, jo vetëm nga Olta
Efi: Nga të gjithë ushtarët e Oltës?
Gerta: Jo nuk janë ushtarët e Oltës, ti ishe ushtare e Luizit. Sepse nuk ia dole dot me Luizin dhe u ktheve me të. Harrove sherret me Luizin, që të tha ha atë
Efi: Jam mësuar me një si ti brenda unë. Çdo lloj ndjesie që kam shprehur aty brenda për Oltën është reale. Është femra më e lig aty brenda. Imazhi i saj, më vjen keq që ajo femër është futur aty brenda
Gerta: Pse i merrni gjërat personale
Efi: Ke mësuar gjëra përmendësh, po janë njerëz aty
Gerta: Më njeh mua ti? Un kam një jetë në Tv. Ti ajo shoqja e mirë gjithmonë e ke tërhequr Kiarën nga pas. Un këtu mbaj qendrimin tim si gazetare, nuk komentoj lojën e Oltës. Nuk ka lidhje personale fare. Është si e shoh unë lojën jashtë.
Efi u eliminua mbrëmjen e kaluar nga loja e BBV, pasi u nominua nga Dea Mishel.
Top Channel