Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike janë kapur në aeroportin e Rinasit, pas kërkimeve të intensifikuara.

33-vjeçari Klajdi Çela, i dënuar më parë në Gjermani do të ekstradohet drejt Italisë, pasi Gjykata e Pavias, Itali në 24 tetor 2019 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim droge”. Maksimumi i dënimit është 20 vjet burgim.

59-vjeçari Sali Allushi, banues në Elbasan, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2014 e ka dënuar me 7 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në 15 tetor 2021, në dalje të qytetit të Elbasanit, ai është kapur teksa shiste në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë lënde narkotike heroine.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA