Foto ilustruese

Tre persona janë arrestuar në Krujë, pasi u kapën duke zhvilluar lojëra fati, aktivitet i jashtëligjshëm në vendin tonë.

Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur një lokal që ishte përshtatur për të organizuar këtë veprimtari, me makineta dhe kompjutera. Në pranga ka rënë 32-vjeçari me iniciale R. P., 32 vjeç dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 52-vjeçarin me iniciale G. N., 52 vjeç.

“32-vjeçari kishte përshtatur lokalin që kishte në përdorim, me 4 makineta dhe 1 kompjuter që iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, për të organizuar lojëra fati në kundërshtim me ligjin. Shtetasi G. N. u procedua, pasi kishte në pronësi lokalin ku kryhej kjo veprimtari”, njofton policia.

Ndërkohë, në Tiranë, është arrestuar 20-vjeçari me iniciale K. C., 20 vjeç dhe është shpallur në kërkim shtetasi 24-vjeçari me iniciale R. A., 24 vjeç, pasi vinin baste sportive nëpërmjet disa celularëve që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në Shkodër, në një lokal, është kapur në flagrancë shtetasi Sh. V., 56 vjeç, që vinte baste sportive, nëpërmjet celularit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA