Të organizosh festën e beqarisë në turneun e Beyoncé?! Sa e sukseshme do të jetë një sfidë e tillë?!

04/02/2023 14:31

Shumë fansa të Beyoncé shpresojnë të rezervojnë një ose dy bileta për turneun e “Renaissance”, por nusja e ardhshme Elena Trierweiler ka një qëllim më ambicioz.

E reja do të përpiqet të sigurojë 14 bileta në mënyrë që të mund të festojë festën e saj të beqarisë në stadiumin “SoFi” në Inglewood, Kaliforni, në shtator.

Trierweiler e di mirë se plani i saj mund të hasë pengesa për shkak të kërkesës së lartë dhe problemeve të fundit me “Ticketmaster” gjatë shitjeve të biletave të turneut. Sfida e tyre më e madhe do të jetë lundrimi në procesin e parashitjes së biletave në website-in e famshëm, të cilin shumë fansa e kanë përshkruar si frustruese, të vështirë dhe ndonjëherë zhgënjyese.

“Miqtë e mi dhe unë jemi pjesëmarrës të përhershëm nëpër koncerte. Ne kemi një plan se sa njerëz do të jenë në dispozicion për të hyrë në radhë dhe për të blerë bileta”, u shpreh ajo.

Kohët e fundit, kohët e gjata të pritjes dhe çështjet teknike ndërprenë një para-shitje të nëntorit për “The Eras Tour” të ardhshëm të Taylor Swift, duke lënë mijëra fansa në baltë dhe duke e shtyrë “Ticketmaster” të anulojë shitjen publike. Muajin e kaluar, Komiteti Gjyqësor i Senatit mbajti një seancë dëgjimore që shqyrtoi dominimin e “Ticketmaster” në industrinë e biletave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA