Sipas Ministrisë të Mbrojtjes Civile dhe emergjencave në Grreqi, reshjet e dëborës pritet të jenë tepër të dendura,madje sipas meterologëve dëbora do të mbulojë një pjesë të madhe të vendit,përfshirë kryeqytetin Athinë si dhe ishujt e Egjeut.
Për të shmangur problemet,autoritetet njoftuan se që prej mbrëmjes të së shtunës do të ndalohet qarkullimi i kamionëve të rëndë të aksin Athinë-Lamia, Athinë-Thiva si dhe në gjithë akset periferike të Atikës.
Të gjitha automjetet që do të qarkullojnë në këto zona duhet të kenë në mënyrë të detyrueshme zinxhirë ose kuverta anti-dëborë në automjetet e tyre,ndërsa banorët e zonave që do të preken janë njoftuar nëpërmjet numrit të emergjencave 112,të mos lëvizin nëse nuk do të kenë një arësye të rëndësishme që prej të shtunës 04 shkurt ,deri mbrëmjen e së hënës 06 shkurt.
Ky afat mund të shtyhet edhe më shumë nëse do të jetë e nevojshme.
Prefektura e Atikës njoftoi se gjatë orëve në vazhdim do të njoftojë nëse të hënën do të hapen shkollat,ndërsa të gjitha bashkitë e vendit kanë hapur saëla ngrohje për banorët në nevojë si dhe janë vënë në gjendje gadishmërie deri në përfundim të stuhisë e cila vlerësohet prej meterologëve si një prej më të fuqishmet e viteve të fundit.
Top Channel