Pentagoni mohon goditjen e ballonit ‘spiun’ kinez, pas shpërthimit në qiellin e Montana (fotot)

04/02/2023 15:26

Një shpërthim në qiellin e Montana, në rajonin ku ishte pikasur më parë balloni fluturues “spiun” i Kinës, është regjistruar në kamera në SHBA.

Disa video misterioze të pasojave tregojnë një gjurmë të gjatë tymi në zonën ku ishte parë më së fundmi balloni “problematik”.

Rezidentja Dolly Moore, e cila regjistroi videon e ngjarjes, tha se kishte parë më herët “një avion ushtarak që kalonte me shpejtësi, dhe më pas shpërthimin në qiell”.

Video u përhap shpejt në rrjetet sociale por zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thanë se balloni që fluturonte mbi Montana nuk ka shpërthyer.

Zhvillimi vjen një ditë pasi departamenti amerikani shtetit e quante ballonin që fluturonte në lartësi mbi 20 000 metra, “një shkelje e qartë e sovranitetit të SHBA” por çuditërisht shtonin se nuk do ta qëllonin atë për ta rrëzuar, pasi po “fluturonte mbi një numër impjantesh dellikate të mbrojtjes”.

Zyrtarët thanë se balloni është aq i madh sa shkatërrimi i tij mund të shkaktojë një shi mbetjesh në rënie duke rrezikuar sigurinë e njerëzve apo infrastrukturës në vend.

Avionë gjuajtës F-22  u mobilizuan për gjurmimin e tij teksa fluturonte mbi Montana, i cili është pranë kufirit me Kanadanë, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Ministria e jashtme e Kinës tha dje se “balloni kishte devijuar nga itinerari tij i programuar, prej erërave” dhe shprehte keqardhje për shkeljen e hapësirës ajrore të SHBA, teksa pretendonte se kishte si qëlim kërkime shkencore meteorologjie, për çka hidheshin dyshime nga Pentagoni.

Pekini nxiste qetësi në lidhje me cështjen, ndërsa në SHBA, disa fraksione të opozitës nxisnin për rrëzimin e tij me zjarr.

Prej çështjes së ballonit ‘spiun’ sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka shtyre vizitën e tij të planifikuar prej kohësh në Kinë.

FOTO GALERI
3/4
Prej çështjes së ballonit ‘spiun’ thuhet se sekretari Blinken ka shtyre vizitën e tij të planifikuar prej kohësh në Kinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA