Së fundmi këngëtari i njohur Ed Sheeran ka folur mbi mungesën e tij në mediat sociale.
31-vjeçari është rikthyer në rrjete sociale për të zhvilluar një bisedë me ndjekësit për mungesën e tij.
Ndërkaq, ai ka shprehur: Hej djema. Unë e kuptoj se nuk kam qenë aq i angazhuar në mediat e mia sociale ose me bazën time të fansave në internet gjatë dy viteve të fundit dhe gjërat që janë postuar në këtë llogari mund të jenë bërë pak të mërzitshme. Më vjen keq. Është faji im. Arsyeja pse po e bëj këtë video është, thjesht duke qenë plotësisht i sinqertë, kam pasur disa gjëra të turbullta që po ndodhin në jetën time personale. Kështu që nuk më pëlqente të isha online dhe të pretendoja të isha diçka që nuk jam kur nuk ndihesha ashtu. E di që tingëllon e çuditshme, por prandaj po e bëj këtë video për të thënë se gjërat po duken mirë dhe unë jam përsëri online.
Katër herë fituesi i Grammy i cili do të shkojë në turne këtë vit la të kuptohej që fansat tani duhet t’i mbajnë sytë hapur, duke vënë në dukje se postime të çuditshme do të fillojnë të postohen. Rikujtojmë se Sheeran u urdhërua të dalë në gjyq në SHBA për pretendimet se ka kopjuar këngën ‘Thinking Out Loud’ nga Let’s Get It On i Marvin Gaye.
Një gjykatës mohoi ofertën e Sheeran për të pushuar çështjen. Ai tha se një juri duhet të vendosë për ngjashmëritë midis këngëve. Pretendimi u parashtrua fillimisht në vitin 2018. Padia nuk erdhi nga familja e Gaye, por nga bankieri i investimeve David Pullman dhe një kompani, “Structured Asset Sales”.
Top Channel