Për 6 orë me radhë lëvizja drejt Maqedonisë së Veriut u paralizua si rrjedhojë e një defekti në sistemin TIMS. 

Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës qindra automjete, udhëtarët dhe mjete të transportit të mallrave mbetën të bllokuara pa mundur të kalojnë në anën tjetër të kufirit.

Prej orës 6 të mëngjesit dhe deri në mesditë, autoritetet maqedonase nuk përpunuan manualisht dokumentacionin për asnjë prej udhëtarëve që donin të hynin në Maqedoninë e Veriut ndërsa e kundërta ndodhi me ata që dilnin.

Pavarësisht kërkesës së autoriteteve tona vetëm në mesdite nisi kalimi në kufi me regjistra ndërsa udhëtarët treguan se kishin qëndruar me orë të tëra në pritje.

E njëjta situatë u krijua edhe në dy pikat e tjera të Tushemishtit dhe Goricës, ndërsa Ministria e Brendshme e vendit fqinj njoftoi se për personat që udhëtojnë për arsye humanitare apo shëndetësore duhet të komunikojnë me autoritetet në kufi për të kaluar pa radhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA