Lundrimet nga porti i Durrësit drejt Porti të Barit janë anuluar pas motit të keq që ka përfshirë vendin.
Referuar parashikimeve të Kapitenerisë së portit të Durrësit mbi situatën e motit në orët në vijim, kompanitë e lundrimeve bëjnë të ditur se dy tragetet që ishin parashikuar mbrëmjen e sotme nga porti i Durrësit drejt Barit do të anulojnë lundrimet.
Pra, si pasojë e kushteve të motit që pritet të përkeqësohen në orët e ardhshme, nuk do të ketë nisje të trageteve më 4 shkurt nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas. Ndërsa linja Durrës-Ankona do të vazhdojë normalisht. Kushtet e pafavorshme kanë bërë që edhe sektori i peshkimit të anulojë daljet për gjueti në det të hapur.
Situata jo e mirë hidrometeorologjike në gjirin e Vlorës ka ndaluar dhënien e lejes për nisjen gjata datave nga 4 -6 shkurt e të gjitha mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës.
Ndërsa për anijet e peshkimit që operojnë brenda Gjirit të Vlorës duhet të marrin në konsideratë kushtet motit dhe të marrin masat për sigurimin e tyre. Nga an tjetër anije e transportit ndërkombëtar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve të tyre. Situata pritet të përmirësohet pas orës 14 në datën 6 shkurt.
Top Channel