Ulja e temperaturave në minus 7 gradë C gjatë natës së kaluar dhe mëngjesin e sotëm është shoqëruar me reshje të lehta bore si dhe ngrica në të gjitha rrugët nacionale dhe ato rurale duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në Bulqizë.
Si pasojë e ngrica, gjatë natës së kaluar ndodhi një aksident në vendin e quajtur “Pishat në Fushë Bulqizë” një automjet tip “Golf” doli nga rruga ku u plagos rëndë drejtuesi i automjetit i cili u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia lokale e Bulqizës u bën thirrje drejtueseve të automjeteve të përdorin goma dimërore, si dhe drejtuesve të automjeteve që transportojnë minatorët të përdorin zinxhirë, pasi në rrugët që shkojnë për tek minierat e kromit ka prani të dëborës.
Ka vështirësi në qarkullim për shkak të dëborës ka edhe në bypass-in e rrugës së Arbërit.
Top Channel