Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të dytë në 21 mars të këtij viti.
Lajmin e bukur e ka bërë me dije bashkëshorti i këngëtares, Klodian Asllani me anë të një postimi në Instastory në rrjetin e tij social Instagram. kuroshja është gjithashtu nënë e një vajze më të madhe të quajtur Khloe dhe padyshim fëmijët janë lumturia më e madhe e saj ashtu si të cdo prindi.
Puthja e djeshme mes Luizit dhe Kiarës u komentua nga të gjithë e nuk kishte si të mos komentohej edhe nga Zaimina, e cila është një mbështetëse e tyre.
Së fundmi këngëtarja ka postuar në Instatory një tabelë, ku janë të rreshtuara të gjitha ditët e festave kombëtare dhe data 1 Shkurt shumë prej fansave të Kiarës dhe Luizit e kërkojnë t’i bashkohet festave të tjera dhe të quhet “Puthja Luiz-Kiara”.
Duket se Zaimina është shumë dakord me këtë dhe ka shkruar: Unë them 14 Shkurtin ta festojmë në 1 Shkurt.
Para disa ditësh vajza e Zaiminës ka festuar ditëlindjen dhe për këtë këngëtarja ka organizuar një festë. Vetëm pak më parë Zaimina ka postuar në Instagram disa foto me vajzën e saj dhe pamje nga festa e djeshme, duke uruar kështu publikisht vogëlushen e saj.
Ama ajo çfarë mori më shumë vëmendjen ishte mënyra se si ajo e quan, “Çapaçulja ime”, një shprehje shumë e populluar tashmë në Shqipëri e përdoruar nga banori i “Big Brother Vip 2”, Luiz Ejlli.
Epo me këtë gjithashtu Zaimina na ka treguar se është edhe një mbështetëse e Luizit përsa i përket banorëve të “BBV2”.
Top Channel