Cigare dhe fishekzjarre kontrabandë/ Arrestohet pronari i një dyqani në Durrës, në kërkim një tjetër

03/02/2023 11:18

Dy dyqane në qytetin e Durrësit shisnin cigare, fishekzjarre dhe produkte të tjera kontrabandë.

Në pranga ka rënë pronari i njërit dyqan, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

U arrestua në flagrancë shtetasi E. Xh., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në dyqanin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan dhjetëra steka me cigare të dyshuara të kontrabanduara;

U referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në dyqanin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan paketa me cigare, pako me fishekzjarre, cigare elektronike dhe parfume, mallra këto të dyshuara të kontrabanduara”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Kontrabanda për mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA