
Musa Hasahya Kasera raportohet se ka aq shumë fëmijë sa nuk mund të mbajë mend emrat e tyre.
Fshatari nga Uganda mezi përpiqet të sigurojë ushqim për familjen e tij të madhe që përbëhet nga 12 gra, 102 fëmijë e 578 nipër e mbesa, prandaj tashmë mendon të mos riprodhohet më.
“Fillimisht ishte një shaka … por tani kjo gjë ka problemet e saj”, thotë 68-vjeçari për rrjetin AFP në shtëpinë e tij në fshatin Bugisa, në një zonë të largët rurale në lindje të Uganda.
“Tashmë shëndeti po më lë dhe me vetëm një hektarë tokë për këtë familje të madhe, nuk mund të përballoj ushqimin, arsimin e veshjet e tyre”.
Hasahya, i cili është aktualisht i papunë, e ka kthyer shtëpinë në njëfarë atraksioni turistik në zonë, ndërsa thotë se gratë e tij tani marrin kontracpetivë për të mos zgjeruar më shumë familjen.
“Nuk dua më shumë fëmijë pasi kam mësuar nga veprimet e papërgjegjshme, dhe kaq shumë fëmijë për të cilët nuk kujdesem dot”.
Familja e Hasahya jeton në një shtëpi të vjetëruar, me një çati të ndryshkur hekuri dhe dy kasolle balte pranë saj.
Ai është martuar me gruan e parë në in 1972 në një ceremoni tradicionale, kur ishin të dy rreth 17 vjeç, ndërsa fëmija i tij i parë Sandra Nabwire lindi një vit më vonë.
“Unë me vëllanë ishim vetëm dy fëmijë, kështu që më këshilluan të martohesha me shumë gra për të lindur fëmijë dhe zgjeruar trashëgiminë familjare”, thotë Hasahya.
Të tërhequra nga statusi që burri zotëronte asokohe si kasap e tregtar bagëtish, Hasahya thotë se shumë fshatarë i ofronin bijat e tyre për martesë, teksa në Uganda lejohet poligamia sipas disa traditave fetare.
Kështu që Hasahya thotë se ka tashme 102 fëmijë nga 10 deri në 50 vjeç, kurse gruan më të re e ka rreth 35 vjeçe.
“Sfida kryesore është të mbaj mend emrat e fëmijëve, edhe pse shpesh nuk ia arrij”, thotë ai teksa shfleton blloqet e shënimeve me detaje të lindjeve të tyre.
“Nënat e tyre më ndihmojnë t’i identifikoj”.
Por Hasahya nuk mund të mbajë mend as emrat e disa prej grave të tij, dhe për këtë duhet të konsultohet me të bijtë.
Shaban Magino, një mësues 30-vjecar që ndihmon me punët e familjes së madhe, thotë se takohet rregullisht me Hasahya dhe se megjithë vështirësitë fëmijët e tij janë të edukuar dhe nuk kanë krijuar ndonjëherë probleme.
Zabina, gruaja e tretë e Hasahya thotë se ushqimi nuk mjafton për të gjithë dhe se nënat duhet të kursejnë vaktet e tyre për të ushqyer fëmijët.
Ajo shton se nëse do ta kishte ditur që ka gra të tjera, nuk do të kishte pranuar të martohej me të.
“Erdha këtu dhe iu nënshtrova fatit tim, por ai solli gruan e katërt e më pas të pestë, derisa u bënë 12”.
Dy prej grave e kanë lënë Hasahya, ndërsa tre të tjera jetojnë larg shtëpisë prej mbipopullimit.
I pyetur se përse gratë e tjera nuk e braktisin, Hasahya deklaron me krenari: “Sepse ato të gjitha më duan, janë të lumtura ketu!’
Top Channel