Vrasja e dyfishtë për konflikte pronësie në Lezhë, Apeli lë në burg të përjetshëm Aleksandër Përdodën

01/02/2023 16:53

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin “burg të përjetshëm” për Aleksandër Përdodën, autorin e vrasjes së rapsodit Kol Murrani dhe Preng Simonit në prill të vitit 2020, krim që e kreu në bashkëpunim me të vëllanë.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i Aleksandër Perdoda  i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, deklarimin e pafajshëm tëpër kryerjen e veprës penale të  “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Vojsava Osmanaj dhe anëtarë z. Genti Dokollari dhe znj. Valbona Vata, vendosi sot lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Në  Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të  pandehurve me iniciale A.P dhe A.L, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të  “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe “Moskallëzim  krimi”,  të parashikuar nga nenet 79 (dh) -25, 278/1 dhe 300/1 të  Kodit Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e datës 27.04.2020, ku në vendin e quajtur Lajmlukaj, Njësia Administrative Kolsh, Bashkia Mirditë, janë gjetur të vrarë me armë zjarri shtetasit me iniciale K.M. dhe P.S. pranë banesës së tyre, 150 metra larg shtëpisë së të pandehurit me iniciale A.P. Lidhur me ngjarjen e mësipërme është akuzuar i pandehuri me iniciale A.P, i cili ka patur konflikt pronësie me viktimën me iniciale P.S. Gjithashtu është akuzuar edhe i pandehuri A.L, për veprën penale për “Moskallzim Krimi”, parashikuar nga neni 300/1 të  Kodit Penal.

 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë,  me vendimin nr. 162, datë 27.04.2022 ka vendosur: Deklarimin e pafajshëm të pandehurit L, për vepren penale të parashikuar nga neni 300 të Kodit Penal; Deklarimin fajtor të të pandehurit P, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 79/dh-25 të Kodit Penal, në bazë të kësaj dispozite e dënon me burgim të përjetshëm; Deklarimin fajtor të të pandehurit P, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal, në bazë të kësaj dispozite e dënon me 6 vite burgim. Në bashkim të dënime, në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, i pandehuri A.P dënohet me burgim të përjetshëm.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri A.P, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A.P., për kryerjen e veprës penale të  “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,  të parashikuar nga nenet 79 (dh) -25 dhe 278/1 të  Kodit Penal.

Në përfundim të gjykimit, më datë 01.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Vojsava Osmanaj dhe anëtarë z. Genti Dokollari dhe znj. Valbona Vata, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit Nr. 162, datë 27.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë“- njofton gjykata.

Preng Simoni dhe Kol Murrani u vranë me kallashnikov në banesat e tyre në fshatin Lalm i Ri mëngjesin e 27 prillit 2020. Trupat e tyre u lanë në pyllin e fshatit për 5 orë dhe u gjetën nga i biri i Preng Simonit. Hetimet e kryera fajësuan vëllezërit Edmond dhe Aleksandër Përdoda duke pretenduar se ekzekutuan dy miqtë Simoni dhe Murrani për konflikte pronësie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA