Tashmë Tirana dhe Shqipëria e ka një muze të fotografive selfie. Një mënyrë shumë origjinale për t’i afruar të rinjtë me artin. Me shumë hapësira të veçanta ku çdokush do të mundet të gjejë hapësirën e tij të duhur për një fotografi.

Instalacionet shumëngjyrëshe me karamele apo dhomë bebesh, shtrat martesor, dashuri pa kushte, qeli e artë apo një vaske plot më para, janë disa nga këndet që morën vëmendjen.

Një super eksperiencë është gati në një hapësirë në qendër të Tiranës, me moton vish buzëqeshjen dhe kariko telefonin.

Ky muze cool do të pasurohet edhe me kënde të tjera, për ta bërë eksperiencën sa më të gëzueshme, por një gjë është e sigurt që çdokush do ta gjejë një dhomëz që t’ përngjajë karakterit të tij.

29Rooms, një instalacion arti gjithëpërfshirës tre-ditor i krijuar në 2015 në NeëwYork City, është cituar si shembulli i parë i këtij lloji të objektit. Muzeu i Akullores, i hapur në vitin 2016, vlerësohet gjithashtu si një katalizator kryesor i muzeve selfie. Deri në vitin 2019, thuhet se kishte dhjetëra muze për selfie në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA