Krahas përmirësimit dhe forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të sistemeve të shërbimeve online, qeveria po synon edhe forcimin e kapaciteteve, njerëzore të kësaj infrastrukture kritike.
Këshilli ministrave, është duke shqyrtuar një mori me ndryshime për sa i përket pagave të specialistëve kompjuterik, për ti rekrutuar ata dhe punësuar në shtet. Detajet i dha ministria e ekonomisë dhe financave Delina Ibrahimaj.
“Rroga në shtet për specialistët IT konkurruese me ato në privat. Sulmet kibernetike po punojmë të kemi ekip të kualifikuar IT, konkurrues edhe me tregun edhe më të larta. Disa profesionistë shteti që kanë paga më të vogla Sektori publik të kthehet më i preferuari për ata që nuk janë paguar më mirë”.
Kjo është një lëvizje e detyruar e qeverisë pas furisë të sulmeve kibernetike nga Irani, ndaj sistemeve elektronike të vendit tonë. Vjen në një kohë kur prej vitesh ka një hendek të theksuar në pagat e specialistëve IT të punësuar në shtet me ata në sektorin privat.
Top Channel