Truket më të mira për të ndihmuar tuaj të dallohet nga mori e CV-ve të ngjashmeve.

Dy eksperte të burimeve njerëzore zbuluan së fundmi për Seek se çfarë duhet të përmbajë CV-ja e një personi që është gjithmonë i ftuar në intervista pune dhe sekreti është se janë gjërat e vogla që të bëjnë të dallosh nga turma e biografive të ngjashme.

Theksoni arritjet tuaja

Mos kini turp dhe mos ngurroni të rendisni të gjitha sukseset që lidhen me punën tuaj. Lia Lambart nga kompania “Relaunch Me” shpjegoi se një CV që fokusohet në arritje e ndihmon një punëdhënës të kuptojë se sa i suksesshëm keni qenë në të kaluarën.

Lambart thekson se duhet të shtoni në një paragraf “arritjet kryesore” poshtë pjesës ku renditni pozicionet tuaja të mëparshme, në mënyrë që të theksoni se cilat ndryshime dhe lëvizje keni bërë në mënyrë specifike në biznes. Mund të jenë madje edhe diçka që në shikim të parë duket e parëndësishme, si p.sh. rritja e të ardhurave vjetore të kompanisë e të ngjashme.

Përdorni të njëjtën gjuhë

Kandidatët duhet të përdorin të njëjtën gjuhë në CV edhe letër motivuese si në përshkrimin e punës, përkatësisht në shpallje.

– Është e lehtë të harmonizoni gjuhën, për shembull nëse organizata përdor fjalën “klientë” në reklamë, bëni të njëjtën gjë dhe mos i quani “myshterinj” – shpjegon Lia Lambart.

Kjo do të tregojë se ju përshtateni në mënyrë të përkryer me organizatën dhe se do të përshtateni shpejt në mjedisin e punës.

Përfshini vetëm punët përkatëse

Nuk është e nevojshme të përmendni çdo punë që keni mbajtur në të kaluarën, por listoni vetëm rolet, pozicionet, projektet dhe përvojat që lidhen me punën për të cilën po aplikoni.

Shtoni një faqe me informacione interesante

Katea Gidley, Drejtoreshë Menaxhuese e Raw Talent, thotë se është e dëshirueshme që një CV të jetë tërheqëse vizualisht.

Ajo këshillon të shtoni një faqe përmbledhëse që nxjerr në pah profilin tuaj, përvojën dhe arritjet kryesore të karrierës, dhe të siguroheni që të bie në sy, sepse njerëzit zakonisht shpenzojnë një deri në tre minuta duke shqyrtuar CV-në e një kandidati.

Adresoni kriteret kryesore

Gidley, gjithashtu rekomandon të siguroheni që letra juaj motivuese liston të gjitha aftësitë, njohuritë dhe kualifikimet kryesore të kërkuara për punën specifike. Nëse nuk janë aty, CV-ja juaj nuk do të merret parasysh edhe nëse gjithçka tjetër është perfekte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA