16/11 23:37
Ambasadorja Yuri Kim u takua këtë të mërkurë me Aleksandër Çipën, kreun e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.
Ajo ka përsëritur mbështetjen e SHBA-së për një media të pavarur dhe të lirë, e cila sipas saj është jetike për demokracinë e Shqipërisë dhe rrugën drejt BE-së.
Ambasadorja Kim theksoi se për Shtetet e Bashkuara, liria dhe siguria e gazetarëve janë thelbësore. Ajo shprehu shqetësimin për sulmet dhe kërcënimet e fundit kundër gazetarëve dhe kërkoi solidaritet mes gazetarëve për të dënuar sulme të tilla dhe për të kërkuar llogari.
Kërcënimet dhe sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve janë kërcënime kundër demokracisë.
Top Channel