“Keni pasur dijeni për shpërdorimin e detyrës nga zyrtarët e financave”/ Ibrahimaj: Çështja i përket drejtësisë

01/02/2023 13:43

Do të presim të shprehet drejtësia, ishte qëndrimi që majti ministrja e Financave Delina Ibrahimja, e pyetur për arrestimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë se Financave Arlind Gjokutaj, që akuzohet për shpërdorim detyre, për një pronë të dëmshpërblyer dy herë, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 mln euro

Në daljen për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj u pyet nëse ka qenë në dijeni apo ka lidhje me rastin.

“Ne në fakt, kemi pasur një qëndrim për të gjitha çështjet në hetim. Nuk marrim përsipër të bëhemi gjyqtar, avokat apo prokuror. Këto gjëra ia kemi lënë reformës në drejtësi. Do të presim si do të shprehet drejtësia”, tha Ibrahimaj.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave së bashku me dy drejtorë të këtij institucioni ka dyshime se kanë shpërdoruar detyrën sipas një hetimit të hapur ndaj shtetasit Ilir Thana, i cili u kompensua për privatizimin e një ndërmarrjeje shtetërore pavarësisht se ishte paguar dhe herë tjetër.

Shuma prej 480 milionë lekë që iu kalua shtetasit Thana nga hetimet e deri tanishme të prokurorit Ndini Tavani vlerësohet si një vjedhje në Buxhetin e Shtetit. I dyshuari Thana dyshohet se u ndihmua për mashtrimin nga zyrtarë por edhe përmbarues edhe ata nën hetim. Shkresa që vë në pozitë të vështirë sekretarin e përgjithshëm të financave Arlind Gjokutaj mban datën 14 shtator 2022.

Lexho edhe: Burg për zyrtarët e financave/ Akuza për shpërdorim detyre. Gjokutaj shkon në spital, probleme me zemrën

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA