Të dy shteteve palë ju është kërkuar që t’i paraqesin Qendrës së Trashëgimisë Botërore, deri më 1 shkurt 2023, një raport të përbashkët të përditësuar mbi gjendjen e ruajtjes së pronës.

Në bazë të asaj që shkruhet në këtë raport do të merret edhe vendimi për fatin e liqenit të Ohrit si në palën shqiptare ashtu edhe atë maqedonase.

“Lidhur me përgatitjen e planin për rivitalizimin e rajonit te liqenit te Ohrit, nuk kam informacion por mendoj se ne momentin e miratimit te tij ne takimin qe do te organizohet ky takim do te jem prezent për ta diskutuar këtë dokument, sepse kështu është procedura dhe mendoj se do te respektohet” u shpreh Orhideja Tasevska, Drejtoresh e Institutit Hidro-biologjik/Ohër.

Deri më tani ky raport ka qenë “sekret” dhe nuk është konsultuar me shoqërinë civile dhe palët e interesit. Të dy qeveritë respektive kanë punuar vetëm me institucionet. Ndërkohë që palët e interesit dyshojnë në vërtetësinë që do të paraqesë dokumenti duke ju referuar situatës së liqenit në të dy anët e kufirit.

“Ne nuk e kemi të qartë se çfarë është shkruar në raport. Përgjigja e UNESCOS do të varet shumë nga seriozitetit dhe nga argumentet që janë dhënë në raportin për rimëkëmbjen e këtij rajoni si trashëgimi botërore. Por edhe në rast se ne do të kemi futjen e rajonit në listën e pasurive në rrezik kjo do të përbënte një penalitet që do të kërkonte rritje të përgjegjshmërisë nga ana e institucioneve” u shpreh Arian Merolli, ekspert mjedisi.

“Për fat të keq nuk kemi asnjë informacion, nuk kemi qenë pjesëmarrës në hartimin e këtyre dokumenetve edhe pse jemi ndër shoqatat më aktive që po punojmë për të përmirësuar.

Nuk e kuptoj pse nuk bëhemi pjesë e grupit të punës kur ne po kontribuojmë për zgjidhjen e problematikës së liqenit të Ohrit. Ajo që është më problematike është që qeveria po tregon se nuk i konsideron shoqërinë civile si pjesë të zgjidhjes së problemit por i sheh si disa kritikues që nuk duan ti kenë në tavolinën e punës.

Për këtë arsye jam skeptik që gjendja që do të paraqisin në dokumentet nuk do të pasqyrojë gjendjen reale të ekosistemit të liqenit të Ohrit.
Por nga ajo që rezulton në raportin e dorëzuar në 1 shkurt 2022 palët janë angazhuar për tjetër gjë. Sipas këtij raporti, drafti i planit strategjik për rimëkëmbjen e Ohrit duhet të përfundonte në qershor 2022.  Ndërkohë që deri në 1 shkurt 2023 Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të harmonizonin dokumentin final, duke u konsultuar me njëri tjetrin dhe shoqërinë civile” u shpreh Nderim Pollozhani, shoqëri civile.

Top Channel