I vodhën një emigranti 400 euro dhe një celular, lihen arrest shtëpie dy policët në Sarandë (emrat)

01/02/2023 17:58

Dy policë, Dorian Sulo dhe Ronald Xhaferi janë lënë në arrest shtëpie ditën e sotme, pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” e kryer në bashkëpunim.

Dy punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë, i vodhën një emigranti 400 euro dhe një celular 6 ditë më parë.

Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Vlorë-Gjirokastër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Sarandë, ka kryer sot ekzekutimin e urdhrit të Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, e cila vendosi caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” për punonjësit e policisë.

“Ekzekutimi i këtij vendimi vjen pas një pune intensive hetimore, në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 25.01.2023, kur u ndalua punonjësi i policisë M. J. dhe u procedua në gjendje të lirë punonjësi i policisë D. S”-njoftoi AMP.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA