Pas humbjes së jetës së  një 34-vjeçareje pas  abortit, një ditë më parë në  maternitetin e Elbasanit, një tjetër grua ka humbur jetën  mëngjesin e kësaj të mërkure  në maternitetin “Koço Gliozheni” pasi kishte lindur  foshnjën e saj  dy ditë më parë.

Top Channel ka mësuar se  gruaja nga Fieri  me iniciale M.V.  vetëm  31 vjeç kishte kryer lindje  natyrale ditën e shtunë  në maternitetin “Koço Glozheni”.

Ajo ka qëndruar në maternitet bashkë me foshnjën  e saj të parë dhe ka dalë nga materniteti ditën e hënë, pas 48 orëve  nga lindja.

Top Channel kontaktoi  drejtorin e këtij materniteti,  dr. Genci Hyska i cili sqaroi se gruaja ka lënë ambientet e maternitetit me insistimin e saj  për të cilin edhe ka firmosur, pasi nga ekipi i mjekëve i është kërkuar të qëndrojë.

Por vetëm një ditë më pas , të martën rreth orës 20:00 gruaja është rikthyer në maternitet me shenja depulese dhe është reanimuar menjëherë duke i dhënë mjekimet e nevojshme.

Fatkeqësisht ajo ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të mërkure.

Mjekët dyshojnë se  vdekja mund të ketë ardhur për shkak të trombombolisë, pasi përjashtojnë mundësinë e hemorragjisë së brendshme.

Por  trupi i së ndjerës është përcjellë  pranë mjekësisë ligjore edhe pse familjarët në fillim nuk kanë pranuar.

Vetëm autopsia  do të nxjerrë shkakun e vërtetë  që çoi ne fatalitet një nënë të re 31-vjeçare  pasi  solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA