10 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID19 gjatë orëve të fundit.

Pas 388 testimeve të kryera qytetarë kanë rezultuar pozitivë në këto Bashki: 6 në Tiranë, nga 1 në Patos, Lushnje, Vlorë, Kuçovë.

Tashmë janë 115 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2 dhe janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,532 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 1 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 10
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 388

Testime totale 2,031,228
Raste pozitive 333,243
Raste të shëruara 329,532
Raste Aktive 115
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 93
Vlorë 9
Fier 9
Elbasan. 2
Durrës. 1
Berat. 1

Top Channel