Aktori i filmit ‘Vallëzo me ujqërit’ arrestohet për abuzime seksuale gjatë drejtimit të kultit aborigjen (fotot)

01/02/2023 17:25

Policia në Las Vegas tha dje se ka arrestuar ish-aktorin e filmit të njohur me Kevin Kostner, 46 vjeçarin Nathan ‘Chasing Horse’ (Kali Ndjekës) për sulme seksuale ndaj vajzave të mitura indigjene, për gati dy dekada në vitet që drejtonte komunitetin e tyre aborigjen.

Nathan ‘Chasing Horse’ (Kali Ndjekës) ish-aktor i filmit “Vallëzo me ujqërit” u arrestua nga forcat speciale të policisë në shtëpinë e tij në Las Vegas, ku besohet se jetonte me pesë gratë e tij.

Kali Ndjekës, emri i plotë i të cilit është Nathan ‘Lee Chasing His Horse’, duket se është lideri i një kulti të quajtur “Qarku” dhe është akuzuar për trafik seksual, sulm seksual ndaj personave të mitur nën 16 vjeç dhe abuzim me të mitur, thuhet në mandatin e arrestit.

Ish-aktori njihet për rolin e tij në film si drejtues i fisit aborigjen indian ‘Sioux’ në filmin e vitit 1990 me Kevin Costner. Policia tha se e kishte arrestuar pas hetimeve disa mujore që kishin nisur nga informacionet e ardhura për shkeljet në tetor 2022.

Kali Ndjekës raportohet se ka abuzuar me të paktën gjashtë viktima, shkruanin prokurorët në padinë e studiuar nga rrjeti vendas Associated Press.

Akuzat seksuale ndaj liderit të kultit datojnë prej viteve 2000 dhe përhapen në disa shtete amerikane përfshi Montana, shtetin e tij të lindjes Dakota e Jugut dhe Nevada — ku ai ka jetuar 10 vitet e fundit.

‘Kali Ndjekës’ — anëtar i fisit Sicangu Sioux, i kombit aborigjen indiano-amerikan Lakota— ka tërhequr shumë ndjekës mes fiseve aborigjene që e besojnë atë si shërues apo “njeri i shenjtë”, që mund të komunikojë me krijesa superiore, dhe të kryejë rituale shërimi, thuhet në dokumentet e policisë.

Nathan ‘Kali Ndjekës’ përdor traditën fisnore shpirtërore dhe sistemet e tyre të besimit në ritualet e tij, por me sa duket edhe për të abuzuar vajza të reja në disa raste, thuhet në padinë e policisë.

Ndjekësit e kultit të tij ‘The Circle’ (Qarku) i ofrojnë atij vajzat e tyre për t’i marrë për gra, madje në një prej rasteve vajza 15 vjeçare iu dha “dhuratë deh ai u martua me të kur ajo ishte 16 vjeçe, shkruajnë mediat vendase.

Hetimet vijojnë.

FOTO GALERI
1/3
Policia në Las Vegas tha dje se ka arrestuar ish-aktorin e filmit të njohur me Kevin Kostner, 46 vjeçarin Nathan ‘Chasing Horse’ (Kali Ndjekës)

Top Channel