Prej ditës së sotme mbaron funksioni i Gjykatës së Apelit në Gjirokastër.
Burime nga kjo Gjykatë bëjnë me dije se pas kësaj date e në vazhdim, çdo gjë do funksionojë normalisht në këtë gjykatë përveç seancave gjyqësore. Pra, administrata dhe dorëzimet e dosjeve për apelim do funksionojnë pranë kësaj gjykate.
Ndërkohë seancat e lëna përgjysmë do transferohen në Gjykatën e Apelit në Tiranë, për t’u shqyrtuar nga të njëjtët gjyqtarë.
Numri i dosjeve që do të transferohen në Gjykatën e Apelit në Tiranë është rreth 600 të mbledhura nga gjykatat e faktit në Gjirokastër, Përmet e Sarandë.
Ky numër dosjesh parashikohet të jetë më i lartë po të merren në konsideratë edhe dosjet e mbajtura nga tre gjykatat e rretheve, ende të pa transferuara pikërisht për shkak të ristrukturimit.
Më parë Dhoma e Avokatëve kishte propozuar që roli i Gjykatave të mbetet i pandryshuar. Avokatët dhe grupet e interesit kanë argumentuar rëndësinë e pranisë së institucionit në rajon ose në të kundërt një gjykatë apeli në Fier për të gjithë jugun.
Top Channel