“Shkrihen” Gjykatat e Apelit/ Shkodër, kryetari i Dhomës së Avokatëve: Kundërshtojmë këtë model deri në fund

31/01/2023 09:57

Një ditë para shkrirjes së gjykatave dhe nisjes zyrtarisht të skemës së re të sistemit gjyqësor, kryetari i Dhomës së Avokatisë në Shkodër, Anton Kosteri, kundërshton këtë model.

Ai thotë se çështjen do ta ndjekin deri në fund përmes Gjykatës Kushtetuese, ndërsa tregon edhe penalizimet që sipas tij kanë qytetarët e të gjithë veriut, të cilët tashmë i drejtohen Tiranës.

Kosteri thotë se Gjykata e Apelit në Tiranë nuk ka kapacitetet për t’i shërbyer qytetarëve dhe nga Shkodra drejt Tiranës dërgohen mbi 2000 dosje.

“Kanë qenë 24 punonjës në këtë ndërtesë dhe do mbesin vetëm tre, ndërkohë që fati i të tjerëve nuk dihet, pavarësisht se ka premtime, por nuk është e sigurt. Një problematikë që Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk e ka paramenduar, është një ndërtesë që është dëmtuar kohët e fundit, i ka të gjitha fasilitetet, nuk e di çdo të bëhet me të”, tha ai.

Në total, në gjykatën e Tiranës eksportohen 37 mijë dosje nga e gjithë Shqipëria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA