Shkrihen Gjykatat e Apelit/ Rreth 2 mijë dosje të Shkodrës transferohen në Tiranë

31/01/2023 15:16

Kjo e martë e 31 janarit, ishte dita e fundit e punës për tre gjykata në qarkun e Shkodrës.

Me hartën e re gjyqësore, gjykata administrative dhe ajo e Apelit në Shkodër si dhe gjykata e Shkallës së Parë në Pukë, shkrihen. Nga 1 shkurti, qytetarët do t’i marrin këto shërbime në Tiranë prandaj kjo lëvizje e sistemit të drejtësisë, jo vetëm që ka penalizuar njerëzit e thjeshtë, por ka shtuar edhe me tepër sorollatjet dhe burokracitë, thotë kryetari i Dhomës së Avokatisë në Shkodër, Anton Kosteri.

“Reagimi do të jetë në instancat ligjore, ne kemi përgatitur  një kërkesë. Ata po kuptojnë se çfarë po ndodh realisht. Për ne është zhgënjyese, por do të mësohemi, pasi puna për ne do të vazhdojë. Tarifat normalisht do të rriten”, u shpreh ai.

Nga Shkodra, drejt Tiranës janë transferuar dosjet e 2133 qytetareve për gjykim, duke iu bashkuar edhe qarqeve të tjera që shkojnë në total në mbi 30 mijë çështje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA