Zëvendësimi i Sonila Bejtjas, zbardhen 10 emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese Dy të rinj janë arrestuar dje një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në qytetin e Bulqizës.
Dy të arrestuarit shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Bulqizës, madje shisnin qese me hashash edhe në afërsi të shkollave.
Gjatë kontrollit në automjetin e dy të arrestuarve, u gjet një sasi lënde narkotike e ndara në qese. Ky është rasti i dytë brenda javës që policia e Bulqizës bën arrestime për tregtimin e drogërave në qytet.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan punën dhe si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-E.D., 23 vjeç; A.L., 24 vjeç, banues në Bulqizë si dhe u shpall në kërkim shtetasi A.S.
Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me të cilët udhëtonin shtetasit e lartëpërmendur, dhe shtetasi A.S., ka arritur të zbresë dhe tu largohet kontrollit të shërbimeve të policisë.
Po gjatë kontrollit në automjet u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në disa zona të qytetit të Bulqizës. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel