Kupola e mbrojtjes kibernetike/ Izraeli tregon se si ka ndërtuar ushtrinë e luftës kibernetike me Iranin

31/01/2023 15:47

Siguria kibernetike është një sfidë që duhet fituar duke i mësuar njerëzit sesi të mbrohen.

Në Izrael, ndërgjegjësimi nis me qytetarët e shkon deri në institucionet më të rëndësishme, qeveria, ushtria, spitalet etj. Përballë rrezikut nga sulmet kibernetike, të cilat vijnë më së shumti nga Irani, qeveria izraelite me nismë të kryeministrit po ngre një kupolë kibernetike.

Roli i saj, ngjashëm me kupolat prej betoni do të jetë mbrojtja, nën filozofinë “më mirë parandalimi”. Në videomesazhin drejtuar punimeve të panairit të kibernetikës në Tel Aviv, Netanjahu tha se të gjitha demokracitë në botë duhet të bashkojnë burimet në një mbrojtje të tillë.

“Kemi një rritje te sulmeve kibernetike dhe kjo çështje duhet te adresohet. Ne po krijojmë një kupolë kibernetike, e cila mbledh të dhëna nga shume burime dhe merret me sulmet teksa janë duke ndodhur. Izraeli është kthyer në një fuqi udhëheqëse për sa i përket mbrojtjes kibernetike si në sektorët qeveritarë dhe ata privatë.  Ne kemi një rritje dinamike në shkatërrimin e sulmeve kibernetike me shënjestër infrastrukturën shtetërore. Çështje urgjente është adresimi shtimit të sulmeve ransomware. Për këtë, na duhet bashkëpunim me sektorin privat. Ne po ndërtojmë një shkollë për për shkencat kibernetike në Be’er Sheva ku do të studiojnë 20.000 studentë”.

“Po zprapsim mijëra sulme në vit. Sulme që po mos t’i parandalonim do të na kushtonin miliona. Duhet të vendosim besimin digjital. Dua ta nderojmë së bashku kupolën kibernetike. Le t’i ndërtojmë të gjithë. Çdo gjë tjetër do të na kushtojë më shumë“, tha Gaby Portnoy, Drejtor i përgjithshëm në drejtorinë kibernetike të Izraelit.

“Kam parë raportimet për sulme kibernetike të Iranit ndaj strukturave ushtarake dhe civile në Izrael. Janë sulme të sponsorizuara nga shteti iranian dhe ndaj infrastrukturës amerikane. Sulme ndaj sistemit shëndetësor, digave, sistemit financiar etj. Ne kemi ndërtuar një model sesi agjencitë duhet të punojnë së bashku. Ndajmë informacione në kohë reale mbi kërcënimet. Dhe vitin e kaluar krijuam partnershipin për kupolën kibernetike”, u shpreh Robert Silvers, nënsekretari amerikan i shtetit.

Në javën e sigurisë kibernetike të organizuar në Izarel zyrtarët po shpjegojnë konceptin se Kupola me të cilën në Izrael mbrohet çdo strukturë nga sulmet kibernetike është hallka e fundit e një zinxhiri që nis me ndërgjegjësimin e çdokujt.

Ekziston një linjë e veçantë shërbimi si urgjencat dhe policia ku çdo qytetar që dyshon se i është hakuar telefoni ose kompjuteri telefonon për të kërkuar ndihmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA