Me mbylljen e gjykatës së apelit në Korçë rreth 900 çështje do të transferohen për tu gjykuar në Tiranë ndërsa avokatët i rikthehen të njëjtave argumenta sa i takon impaktit që do të ketë tek qytetarët por edhe te vetë ata.
Vonesat, kostot e shtuara për qytetarët por edhe rreziku për të ndikuar tek ulja e numrit të avokateve janë shqetësimet kryesore që ata risjellin në vëmendje.
“Aktualisht të gjithë avokatët e Korçës kanë marrë njoftimet për gjyqet që do të zhvillohen në muajin shkurt e në vijim, të cilat janë përcaktuar në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Një vendosje e tillë më duket e paarsyeshme, pasi puna e avokatisë do të bie në këto qytete. Kuptohet që për qytetarët do të jetë më e vështirë për të marrë drejtësinë”, u shpreh Arben Lena-kryetar i Dhomës së Avokatisë në Korçë.
Në Korçë, janë rreth 60 avokatë që ushtrojnë profesionin ndërsa deri tani asnjë prej tyre nuk është zhvendosur drejt Tiranës.
Top Channel