Policja britanike e shkarkuar për lidhjen me eprorin, tashmë hetohet për ‘intimitet’ me krye-trafikantin e drogave (fotot)

30/01/2023 15:17

Një oficere e re policie që u pezullua nga detyra për një lidhje intime me eprorin e martuar në vendin e punës, përballet tashmë me të tjera hetime, kësaj radhe për një lidhje me një trafikant të njohur drogash.

Ish-oficerja Caitlin Howarth, asokohe 21 vjeçe, u pezullua nga policia e West Yorkshire në veri të Britanisë në nëntor 2021 për një lidhje seksuale me krye-hetuesin Daniel Greenwood, asokohe 38 vjeç.

Lidhaj mes të dyve doli në dritë gjatë një hetimi të brendshëm anti-korrupsion, ku u zbulua gjithashtu lidhja e saj e ngushtë me një trafikant të njohur heroine që është tashmë prapa hekurave.

Howarth, oficere e mbikëqyrjes së lirisë me kusht, është ende e pezulluar teksa zyrtarët vijojnë hetimin e pretendimeve të shkeljeve.

Krerët e policisë ishin vënë në dijeni të shkeljeve të Howarth, shkruan rrjeti vendas TheSun.

Greenwood – komandant i policisë së distriktit të Bradford – ka rreth 20 vjet në polici dhe pas zbulimeve është shkarkuar dhe ai.

Oficerja e re Howarth, e cila jeton me të ëmën në Bingley, postonte shpesh foto të vetes me kostume të papërshtatshme në rrjetet sociale, ku nuk përmend punën që bënte.

Përfaqësues të policisë thanë për rrjetin The Sun: “Hetimet për çështjen vijojnë prandaj nuk mund të komentojnë për momentin”.

FOTO GALERI
3/5
Krye-hetuesi Daniel Greenwood, asokohe 38 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA