Aksioni për heqjen e kamerave të paligjshme ka nisur këtë të hënë edhe në kryeqytet.

Forcat e policisë janë duke hequr kamerat që janë vendosur në kundërshtim me ligjin në zonën e Freskut.

Rreth 100 kamera janë hequr vetëm paraditen e sotme në disa zona të Tiranës.

Operacioni i koduar “Fijet” po vazhdon prej ditësh në të gjitha qytetet e vendit, ku deri më tani janë çmontuar 185 kamera.

Policia ka çmontuar 20 kamera në Fier dhe Lushnjë, pasi ishin vendosur në mënyrë të paligjshme për të kontrolluar lëvizjet e policisë, për qëllime kriminele.

Në qarqet Gjirokastër dhe Dibër, ku janë vënë në hetim 2 persona. Gjatë kontrolleve policia çmontoi 3 kamera në Memaliaj, dhe një kamera në qytetin e Burrelit.

Gjatë këtij aksioni, në Shkodër u hoqën më shumë se 50 kamera policia ka vijuar në Vlorë, Korçë dhe Durrës.

31 kamera sigurie u hoqën në qytetin e Korçës dhe atë të Pogradecit, dhe po punohet për identifikimin e shkelësve të ligjit të cilët do të ndiqen dhe penalisht. Ndërsa në Vlorë u çmontuan 16 kamera të dyshuara të lidhura me aparate celulare të kontigjentëve kriminal, me qëllim informimin. Kamerat ishin vendosur në zona me frekuentim të lartë, në qytet.

Ndërsa në Durrës, Shijak dhe Krujë u çmontuan 47 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Për këto kamera policia çoi nën hetim 2 persona në Durrës dhe 6 në Shijak për ndërhyrje të padrejta në jetën private.

Mes të hetuarve është dhe Albert Muharremi, vëllai i Rrumit të Shijakut dhe persona të tjerë me precedent penal. Vijojnë hetimet e thelluara, për të identifikuar dhe proceduar personat që kanë vendosur kamera në Nikël dhe në Krujë, si dhe për të zbardhur qëllimin e vërtetë të vendosjes së tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA